Polonia tha se do të dërgonte trupa për të ndihmuar Francën për të forcuar sigurinë në Lojërat Olimpike të Parisit , pasi qeveria franceze ngriti alarmin për terror në nivelin më të lartë.

Franca , e cila do të presë Lojërat nga 26 korriku deri më 11 gusht, njoftoi ndryshimin e nivelit pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë që mori të paktën 143 jetë.

“Forcat e armatosura të Polonisë do t’i bashkohen një koalicioni ndërkombëtar të krijuar nga Franca me qëllimin për të mbështetur përgatitjet dhe sigurimin e Lojërave Olimpike Verore në 2024,” tha ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz në X, dikur Twitter, pa specifikuar numrin e trupave.

“Një task forcë e ushtarëve tanë, duke përfshirë qen, do të dislokohet në Paris. Objektivi i saj kryesor do të jetë të ndërmarrë operacione në lidhje me zbulimin e eksplozivëve dhe parandalimin e akteve të terrorizmit,” shtoi ai.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, “vendimet tashmë janë marrë”.

“Ne jemi në procesin e krijimit të një task force për Lojërat Olimpike, ” tha zëdhënësja e saj Joanna Klejszmit.

Ajo shtoi se shefi i shtabit të forcave të armatosura të Francës, gjenerali Thierry Burkhard vizitoi Poloninë të enjten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb