Drejtori i njohur sportiv, Igli Tare i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të “Kicker” në Gjermani.

“A ndjek klube individuale? Vazhdoj përsëri ta bëj. Shumë shpejt do të vizitoj Pep Guardiolën te Manchester Cityt dhe Roberto De Zerbin te Brighton. Jam shumë i entuziazmuar për njohurit që do të marr atje”

“Euro 2024- Jam, 100% i bindur se Gjermania do të jetë një nga katër skuadrat që do të luftojnë për titullin në Europian, përkrah Spanjës, Francës dhe Italisë. Shqipëria? Do të jetë një vlerë e shtuar për Europianin dhe ndoshta do të fitojë më shumë simpati nga të gjithë në Gjermani. Në fushë dhe në tribuna. Fansat janë jashtëzakonisht entuziastë, fanatikë në sensin pozitiv. Fjala “huligan” nuk ekziston në Shqipëri” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: