Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Eugent Bushpepa kërkon ndihmë: Dikush po përpiqet të fitojë para në emrin tim

eugent-bushpepa

TIRANE- Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën ‘Mall’ dhe u rendit në vendin e 11 ka njoftuar fansat për të bërë kujdes, pasi një person po hiqet si ai për të përfituar para.

Përmes një statusi në Facebook, Eugent Bushpepa thotë se dikush po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit.

“Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është real. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!”-ka shkruar këngëtari.
eugent1
(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .