Belgjika ka treguar një formë të mirë në sfidën me Hungarinë, duke bërë goladë. Jo 1 por plot 4 gola ka bërë ekipi belg për të siguruar kështu kalimin në çerekfinale. Që në minutën e 10-të, Hungaria ka gjetur rrugën e golit me mbrojtësin Toby Alderweireld. Goli erdhi pas një harkimi të mirë në zonë nga mesfushori Kevin De Bryne.

Hungarezët u përpoqën nga fundi i gjysmës së parë që ta barazonin rezultatin, por nuk ia dolën. Ata i patën dy shanse të mira edhe në gjysmën e dytë, por pastaj erdhi ndëshkimi.

Michy Batshuayi Tunga shënoi golin e dytë, arkitekt i të cilit ishte Eden Hazard (78’), pasi ai vrapoi në krah dhe dërgoi një harkim në zonë, nga i cili pasoi goli.

Mesfushori i Chelseat shumë shpejt realizoi edhe golin personal (79’). Ishte një goditje fantastike nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Yannick Carrasco në minutat shtesë (90’+1), pas asistimit nga Radja Nainggolan.

Formacionet zyrtare:
Hungaria: (4-2-3-1): Kiraly; Kadar, Guzmics, Juhasz, Lang; Nagy, Gera; Lovrencsics, Kleinheisler, Dzsudzsak; Szalai. Trajner: Storck.

Belgjika: (4-2-1-3): Courtois; Meuneir, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Nainggolan, Witsel; De Bryne; Mertens, Hazard, Lukaku. Trajner: Wilmots.

(m.k/b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: