FRANCE- Një ditë para sfidës kundër Rumanisë trajneri Gianni De Biasi u shpreh në konferencë për shtyp që në ndeshjen kundër Rumanisë na pret një sfidë tepër delikate dhe vendimtare. Ai më pas shtoi: “Kemi gabuar shumë pak, por që jemi ndëshkuar.

Në këtë turne djemtë tanë kanë bërë gjëra të mëdha, skuadra ka dhënë gjithçka në fushë. Skuadra ka nderuar kombin dhe fanelen”. Ai gjithashtu shtoi se për formacionin nuk do ketë ndryshime taktike. Ai u shpreh që ndaj Rumanisë shpreson që Shqipëria të shënojë, dhe që do luajmë për fitore dhe që beson ende tek kualifikimi.

Kurse për Kapitenin Lorik Cana ai shtoi:”Loriku është i rëndësishëm për kombëtaren dhe që është idhulli i tifozëve kuq e zi”.

Sakaq, i pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe portieri, Etrit Berisha, i cili tha se kapiteni Lorik Cana është shtylla e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. “Rikthimi i Canës është pozitiv”, tha Berisha. Teksa u ndal tek ndeshja me Rumaninë, Berisha theksoi se “Për ne është një ndeshje e madhe dhe e vështirë. Ndaj Rumanisë, do përpiqemi të fitojmë me çdo kusht”.

Për më tepër shihni një video, ku duket ‘rrugëtimi’ i kombëtares shqiptare.

(b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: