PARIS- Sot është hedhur shorti i Euro 2016, ku Italia, edhe pse mundi ta shmangte Gjermaninë, ka rënë gjithsesi në një grup të vështirë. Kështu, “Të Kaltrit” janë në Grupin E, me Belgjikën, Irlandën dhe
Suedinë, tre skuadra që kanë ecur mjaft mirë gjatë kualifikueseve dhe i kanë hapur probleme skuadrave të mëdha.

Po kështu, Gjermania ka gjetur sërish Poloninë në Grupin C, së bashku me Irlandën e Veriut dhe Ukrainën. Edhe pse Gjermania duket dukshëm favorite nuk do ta ketë të lehtë me dy ish­vendet komuniste.
Spanja po ashtu është një grup interesant, ku ka gjetur Turqinë, Kroacinë dhe Çekinë, ndërsa Anglia do të luajë derbin me Uellsin, dhe më pas me Rusinë dhe Sllovakinë.

Grupi më i lehtë llogaritet Grupi F, ku Portugalia, Austria, Islanda dhe Hungaria qëndrojnë së bashku. Kujtojmë se Shqipëria gjeti në Grupin A, Zvicrën, Francën dhe Rumaninë. (Panorama)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb