ATHINE – Manolis Glezos, heroi i Rezistencës Greke kundër nazizmit, eurodeputeti 92-vjeçar i SYRIZA-s, sulmoi sot politikën e kryeministrit Aleksis Cipras pas fitores së 25 janarit, duke i thënë që t’i kërkojë falje popullit grek, të cilin e ka iluzionuar prej një muaji. Në një artikull në website-n kinisienergoipolites.gr, ish-partizani Glezos thotë se ka kaluar një muaj dhe nuk është bërë asgjë për grekët.
“Ta quash tani trojkën institucion dhe memorandumin marrëveshje është si të quash mishin peshk, pasi asgjë nuk ndryshon nga e kaluara”, – thotë Glezos.
“Nga ana ime i kërkoj falje popullit grek pasi isha pjesë e këtij iluzioni. Përpara se të jetë shumë vonë duhet të reagojmë… militantë dhe simpatizantë të SYRIZA-s. Të bëjmë takime të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet e përfaqësimit, të mobilizohemi për të vendosur nëse e pranojmë apo jo këtë situatë”,- thekson Glezos.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: