Në orën 19:00 janë luajtur disa nga ndeshjet e para të fazës së grupeve të “Europa League” ku ka patur jo pak gola dhe rezultate shumë surprizuese.

Një ndër to ishte edhe fitorja e Atalantës. Të besuarit e Gasperit më shumë se për 3 pikët, befasuan me numrin e golave të shënuar kundër Everton. Ekipi ku luan edhe portieri i kombëtares Etrit Berisha ka mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Everton.



Fillimisht shifrat u zhbllokuan në minutën e 27-të me Masiello, ndërsa Gomez në të 40-ën dhe Cristante në të 44-ën do të mbyllnin pjesën e parë me rezultatin që do të mbetej i pandryshuar deri në fund, 3-0.

Humbje befasuese për të besuarit e Koeman ku bën pjesë edhe Wayne Rooney.

Ndërkohë edhe Milani është treguar i papërmbajtshëm në Austri. Skuadra e drejtuar nga Montella ka fituar me rezultatin 1-5 kundër Austrisë se Vienës në transfertë.

Serinë e golave e hapi Calhanonglu, pastaj dy herë portugezi Silva do t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-3. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit do të shkurtonin diferencën me anë të Borkovic, por sërish Silva dhe në fund Suso do të vulosnin shifrat përfundimtare të takimit.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb