Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës rezervoi një superpërballje për raundin e 1/16, me Milanin që do të ndeshet me Arsenal për të siguruar një vend në 8 më të mirat.

Padiskutim që diferencën në dy takimet do t’a bëjë forma dhe kualitetet që ekipet kanë në organikë, por një tregues ose ndikim të vogël do t’a ketë edhe historia e përballjeve të këtyre dy skuadrave.

Në kompeticionet e UEFA-s Milan dhe Arsenal janë përballur 8 herë me njëra-tjetrën, me një barzim total mes tyre, 2 fitore për secilën skuadër dhe 2 barazime.

Për herë të parë Arsenal dhe Milan janë përballur në Superkupën e Europës, që atëherë (1995) luhej me dy ndeshje. Në të parën mbyllej pa gola ndërsa në takimin e dytë fiton Milan me shifrat 2-0.

Vijmë në sezonin 2007-2008 ku shorti i “Champions League” në 1/16 përball Milan me Arsenal. “Djalli” në ndeshjen e parë në Londër e mbyll me shifrat e bardha 0-0 ndërsa në sfidën e dytë në “San Siro” humbet 0-2.

Po në të njëjtin raund, në sezonin 2011-2012 dy skuadrat ndeshen sërish. Në Milano ‘kuqezinjtë’ fitojnë sfidën e parë me shifrat 4-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit humbasin 3-0, duke u kualifikuar gjithsesi.

Statistikat

Arsenal vs Milan

Fitore: 2

Barazime:2

Humbje:2

SuperKupa e Evropës

1 Shkurt 1995

Arsenal vs Milan 0-0

8 Shkurt 1995

Milan vs Arsenal 2-0

UEFA Champions League

20 Shkurt 2008

Arsenal vs Milan 0-0

4 Mars 2008

Milan vs Arsenal 0-2

Champions League

15 Shkurt 2012

Milan vs Arsenal 4-0

6 Mars 2012

Arsenal – Milan 3-0

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb