Është hedhur shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festivalin ‘Eurovision’ që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj. Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, 8 maj 2018, shkruan ‘ata’.

Është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival. E drejta për të organizuar festivalin e këngës Eurovizion për 2018 erdhi pasi Salvador Sobral fitoi edicionin në vitin 2017 në Kiev me këngën e tij Amar Pelos Dois.

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Shqipëria
Azerbajxhani
Bjellorusia
Belgjika
Bullgaria
Republika Çeke
Estonia
Islanda
Izraeli
Lituania
Armenia
Austria
Kroacia
Qipro
Finlanda
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë
Greqia
Irlanda
Zvicra

Në natën e dytë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Australia
Danimarka
Norvegjia
Moldavia
Rumania
Rusia
San Marino
Serbia
Holanda
Hungaria
Gjeorgjia
Malta
Mali i Zi
Letonia
Polonia
Sllovenia
Suedia
Ukraina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: