Tottenham ka shënuar 3 gola për 3 pikë në sfidën e vështirë kundër Everton në “Goodison Park”. Londinezët kanë mposhtur 0-3 blutë e Liverpulit falë golave të Harry Kane dhe Eriksen.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28 falë një goli të veçantë të sulmuesit Kane që arriti shifrën e 100 golave me Tottenham. Më pas Eriksen në minutën e 42-të dhe sërish Kane vulosën shifrat e thella 0-3.

All Goals HD – Everton 0-3 Tottenham 09092017 by meteoalex1
Chelsea gjithashtu ka arritur të fitojë 1-2 kundër Leicester në transfertë. Pas disfatës në takimin e parë hapës të “Premier League” skuadra e drejtuar nga Conte ka marrë fitoren e 3-të radhazi.

Shifrat e bardha u zbërthyen pak minuta para pjesës së parë kur Morata pas një krosi të spanjollit tjetër Azpilicueta dërgoi topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Schmeichel. Goli i dytë do të vinte në minutën e 50-të nga Kante që godet bukur nga jashtë zone, ndërsa në të 62-ën Jamy Vardy do të shkurtonte diferencën. Diferencë që mbeti e pandryshuar deri në përfundimin e lojës.

Leicester City vs Chelsea 1-2 All Goals… by Goalshoot
Edhe Arsenal është rikthyer te fitoret pas dy ndeshjeve. Të besuarit e Arsene Venger kanë mposhtur në shtëpi 3-0 skuadrën e Bournemouth.

Ndeshja u hap shpejt që në minutën e 6-të pas realizimit të Dany Welbeck. Më pas Lacazzete në të 27-ën do të shënonte golin e dytë, ndërsa Welbeck në të 50-ën do gjente rrjetën e dytë personale dhe të tretën për Arsenal.

All Goals & Highlights – Arsenal 3-0 AFC… by ZidaneHD
Pas javës së 4-ër kjo është renditja e “Premier League”.
1111111122222222
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb