Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, njoftoi se do të ndihmojnë Kombet e Bashkuara për të ofruar internet tek kampet e refugjatëve. Zoti Zuckerberg e bëri këtë njoftim gjatë një darke të organizuar nga Forumi i Sektorit Privat i Kombeve të Bashkuara.

Duke folur në forumin e Kombeve të Bashkuara, Zuckerberg deklaroi se do të ndihmojë refugjatët që të lidhen me familjarët e tyre. Ai tha gjithashtu se Facebook do të bëhet pjesë e fushatës së re për ta bërë internetin të disponueshëm tek çdo njeri në planet brenda pesë viteve të ardhshme. Pjesë e fushatës janë edhe sipërmarrësit Bill Gates dhe Richard Branson, bashkëthemeluesi i Wikipedia-së, Jimmy Wales, aktorja Charlize Theron etj.

Më shumë se 3 miliardë njerëz në të gjithë botën kanë qasje në internet, dhe fushata e re e internetit ka si qëllim të sjellë internetin tek katër miliardë njerëzit e tjerë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: