Facebook do të bëjë të disponueshëm programin Instant Articles për të gjithë publikuesit duke filluar nga data 12 Prill. Ky vendim vjen pothuaj një vit nga starti i këtij eksperimenti.

Tani të gjithë që kanë në zotërim një uebfaqe dhe faqe në Facebook mund të përfitojnë nga avantazhet që të ofron ky program. Kjo do të thotë se publikuesit mund të shpërndajnë përmbajtjet direkt në rrjetin social pa qenë nevoja të shpërndajnë lidhje ridrejtuese tek uebfaqet.

Instant Articles ka qenë i disponueshëm që nga muaji Maj për disa publikues të njohur si New York Times, BuzzFeed dhe NBC News. Me Instant Articles Facebook do të mbajë më gjatë përdoruesit në rrjetin social dhe si rezultat të bëhet më tërheqës për reklamuesit.

Organizatat mediatike dhe gazetarët janë një pjesë integrale mjaft e rëndësishme e Facebook dhe ne jemi të përkushtuar për të ofruar eksperiencën më të mirë për publikuesit dhe lexuesit,” shpreh Josh Roberts, Menaxher Produkti pranë Facebook në postimin në blog.

(d.d/PCW/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: