Facebook do të përdorë Inteligjencën artificiale për të parandaluar vetvrasjet. Platforma që prej kohësh bashkëpunon me shoqëri të ndryshme për këtë temë, ka futur një instrument të ri për dallimin e postimeve të personave që japin shenjat e alarmit.

Sistemi që aplikohet me video direkte përmes Facebook Live, shfaq një filmim nga i cili perceptohet qëllimi i vetvrasjes së përdoruesit. Dhe sapo kjo ndodh shpjegon, sistemi vihet direkt në lëvizje, duke kontaktuar me personin, ndërkohë që për të njejtin përdorues në vështirësi, do të bëhen më shumë opsione që do jenë në dispozicion, për të kërkuar ndihmë miqve, apo një asistenti të kualifikuar, sipas TechSot.

Sistemi do të përfshijë dhe përpjekjet intensive të stafit në këtë drejtim, pas kursit trajnues në gusht të vitit të kaluar, rrjeti social ka shtrirë opsionin që u lejon përdoruesve të sinjalizojnë postimet e miqve në rrezik.

Vetvrasja, është shkaku i dytë i vdekjeve të të rinjve të moshës 15-29 vjec në të gjithë botën.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: