Facebook dëshiron të shfrytëzojë pozicionin e tij si rrjeti më i madh shoqëror, në mënyrë që të bëhet destinacioni kryesor për seri origjinale.

Por, një raport i ri bën me dije se Facebook edhe një herë ka shtyrë lancimin e serive origjinale televizive. Recode raporton se Facebook ka pasur për synim që të lancojë turin e parë të serive në pranverë të këtij viti, por kanë vendosur ta shtyjnë.

Përdoruesit tani duhet të presin deri ne verë në mënyrë që në Facebook të shikojnë seritë e reja televizive.

Raporti bën me dije se problem i gjithë kësaj është zhvillimi dhe jo produksioni i videove.

Ende nuk është e qartë nëse seritë televizive do të kenë faqen e vet në Facebook.

Kompania tani për tani nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: