President i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin që skuadra serbe luajti ndaj Skënderbeut në kuadër të Europa League.
Ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, aktualisht numri 1 i futbollit të Kosovës, pas sfidës që përfundoi në barazim 0-0 u shpreh në një deklaratë për mediat serbe.

“Çdo skuadër ka shansin për të kaluar grupin. Dinamo Kiev është disi më lart se të tjerat. Partizani Beogradit, Jang Bojs dhe Skënderbeu do të luftojnë për vendin e dytë. A do shkoj në Beograd për ndeshjen e kthimit? Jo, nuk do të jem”, tha Fadil Vokrri.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: