TIRANE- Rreth 38 mijë biznese do të përfitojnë duke nisur nga muaji i ardhshëm faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve shoqërore e shëndetësore.

Ligji është botuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi në fillim të muajit gusht. SIpas ligjit, falen në masën 100 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë
evidentuar deri më 31 dhjetor 2014, pavarësisht vlerës së detyrimit, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri në datën 30 shtator 2015.

Brenda 3 muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj. Listat e subjekteve përfituese dhe vlera e gjobave përkatëse publikohen, brenda 3 muajve, në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Bazuar në gjendjen e detyrimeve, pagesave, gjobave e kamatëvonesave, nëpërmjet këtij ligji parashikohet që nga falja e gjobave të përfitojnë mbi 38 mijë subjekte, me një vlerë prej rreth 3 miliardë lekësh. Nga ana tjetër, nëpërmjet zbatimit të këtij ligji, në relacion evidentohet se pritet që të arkëtohen rreth 6. 5 milardë lekë

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: