“Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së.”

Ky ka qenë vendimi që Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptarë të Futbollit ka ndërmarrë sot duke i hequr skuadrave shqiptare kuotën që paguanin për pjesëmarrjen në aktivitet sportive. Deri më sot ekipet që rregjistroheshin paguanin disa milionë lekë në varësi të kompeticionit.

Klubet e Kategorisë Superiore paguanin një kuotë pjesëmarrje prej 1130500 lekësh (të reja), ato të Kategorisë së Parë nga 810000 (të reja) dhe të Kategorisë së Dytë nga 370500 lekë (të reja).

Në njoftimin e FSHF-së sqarohet se përveçse heqjes së kuotës për regjistrimin në aktivitetet sportive, janë miratuar edhe listat e gjyqtarëve, vëzhguesve dhe delegatëve për çdo kategori, si dhe është caktuar ndarja e Kategorisë së Dytë në dy grupe, jug dhe veri.

NJOFTIMI I FSHF-SË
fshf
Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së. Kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili në mbledhjen e radhës kaloi si vendim heqjen e kuotës së pjesëmarrjes së klubeve, nga ky sezon e në vazhdim.

Për pjesëmarrjen në gara do të jetë FSHF e cila do të përballojë financat. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mori vendim që zgjidh tani e një vijim klubet nga një detyrim i tillë. Kështu, klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë nuk do të paguajnë më Kuotën e Pjesëmarrjes.

Ndërkaq, Komiteti ka miratuar edhe listën e plote për Arbitrat, Vëzhguesit dhe Delegatët për sezonin 2017-2018.

Një tjetër vendim i KE-së në mbledhjen e sotme ishte edhe miratimi i strukturës së Kategorisë së Dytë me ndarjen e dy grupeve, gjeografikisht veri-jug. Ky vendim i hap rrugën edhe shortit të kampionatit për këtë Kategori, i cili do të hidhet në ditët në vijim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb