Ndonëse jemi në vitin 2018, gjakmarrja vazhdon të ekzistojë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Por fatmirësisht ashtu si ‘hyrja në gjak’ ekziston edhe falja, edhe pse e vështirë.

Në xhaminë e lagjes Arbëria të Gjilanit në Kosovë familja Halimi dhe familja Rama kanë falur gjakun njëra-tjetrës.

falja e gjakut gjilan 3

Mirëpo, pak para se t’i zgjasnin duart dy familjet, njëri prej të afërmve të viktimës ka kaluar një moment debulese duke u shembur përtokë në ngashërima. Ka pasur të bërtitura mospajtimi dhe duket se personi në fjalë ka humbur ndjenjat por më pas i kanë ardhur në ndihmë të afërmit. Kanë kaluar disa minuta me këtë gjendje më pas, personi në fjalë ka shtrënguar duart me hasmin.

Këto dy familje ishin në gjak për shkak të një vrasje me thikë që ka ndodhur 4 vite më parë, kur një i ri theri me thikë shokun e tij, i cili vdiq si pasojë e plagëve.

falja e gjakut gjilan

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aiu, ka thënë para të pranishmëve se është nder dhe kënaqësi që marrin pjesë në këtë ngjarje.

“Sot është një ditë paqe, një ditë e veçant. Do të kishim dashur të gjithë që mos të kishte ndodhur tragjedia më herët e sot të mos e kishim këtë pajtim. Sot bëhet pajtimi mes dy familjeve, pajtimi i një gjaku” ka thënë Aliu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb