Mund të cilësohet dramë ajo që po ndodh me familjen e Sandro Rosel ish-president i Barcelonës i cili prej 6 muajsh ndodhet në qelinë e burgut për akuzën e evazionit fiskal për shifrën e 15 milionë eurove. Radioja katalanase, “RAC1”, ka siguruar një prononcim të avokatit të Rosell i cili thotë se familja e ish-numrit 1 të ‘blaugranëve’ nuk ka para as për të ngrënë bukë.

“Që Rosell të ndodhet në burg sot është një perversitet i sistemit gjyqësor dhe një abuzim i institutit të paragjyqësorit. Ku është prezumimi i pafajësisë? Është e turpshme! Familja nuk ka më para as për të ngrënë. Jetojnë me bamirësinë e pjesës tjetër të familjes.

Ka mijëra formula përpara se të burgosësh dikë për të shmangur arratisjen. Ai nuk ka prishur as provat dhe as e ka përsëritur krimin. Mund t’i bllokojnë pasaportën, apo t’i vendosin një pajisje elektronike. Gjithçka, përveç burgut. Është absolutisht e padrejtë”, sulmoi avokati Pau Molins.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb