ITALI- Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë pasditen e djeshme në autostradën e Villafallettos në Saluzo.
19359029_1564903953540291_555493190_o
Apo udhëtonin me makinën e tyre, në momentin që janë përplasur me një tjetër makinë, ku udhëtonte një çift i ri. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Ndërsa nuk është zbuluar ende shkaku i përplasjes së dy automjeteve, mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një aksident të frikshëm, ndërsa për t’ju ardhur në ndihmë 6 të plagosurve, më rëndë dy fëmijët, u angazhuan zjarrfikëset policia dhe një helikopter. Madje për transportimin e djalit dhe vajzës 7 vjeçare u përdor helikopteri.

Mësohet se aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës për rreth dy orë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb