KRUJE- Policia e Krujës ka nxjerrë detajet e para për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gramëz, ku një i ri 22-vjeçar është gjetur i vrarë brenda në makinë. Mësohet se kanë qenë familjarët e shtetasit me inicialet M.Ç, ata të cilët e kanë gjetur të pajetë djalin e tyre, dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 22-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 18.02.2018, rreth orës 20:20, në fshatin Gramëz, Krujë, prapa banesës së tij, (në garazh)në automjetin tip Fiat është gjetur i  vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.Ç. 22 vjeç, banues në Gramëz Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 99 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: