Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Fassone: Mëngjesi ka nisur me zemërim të skajshëm, Milanit po i ‘bëjnë’ funeralin para kohe

fasone-milan-470x294

Marko Fasone, administratori i deleguar i Milanit, është shfaqur shumë i revoltuar ditën e sotme para mediave në momentin kur pyetet nga gazetarët për vendimin e “Uefa-s” sa i takon “Fair Play” Financiar. Edhe pse vendimi ende nuk është zyrtar nga përgjigjet e Fassone-s duket se ai është marrë, dhe nuk premton të jetë pozitiv.

“Mëngjesi i sotëm ka nisur me zemërim të skajshëm, teksa lexon titujt e gazetave që duket se duan të na bëjnë funeralin përpara kohe. Duket sikur vendimi është marrë. Kam shumë respekt për institucionin e UEFA-s, ndaj shpresoj të mos jetë kështu. Shpresoj gjithashtu që ata të marrin një vendim neutral, të pandikuar.”

“Komisioni i ‘Fair Play’-t ka bërë kërkesa që objektivisht janë të pamundura, jo vetëm për Milanin. Dorëzuam dokumentet dhe shpresonim të arrinim një marrëveshje vullnetare, por do të respektojmë vendimin e tyre. Ky do të ishte një akord që do të shmangte sanksionet në një periudhë afatshkurtër. Nuk jemi optimistë, por presim me padurim shpalljen e vendimit”, u shpreh Fasone.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.