GREQI- Athina dhe Mandra, një zonë e populluar vetëm 27 kilometra larg kryeqytetit janë në emergjencë që prej mëngjesit të djeshëm.

Moti i keq dhe përmbytjet gati apokaliptike kanë lënë pas 15 të vdekur, 21 të tjerë u plagosën, ndërsa qindra shtëpi dhe dyqane u dëmtuan, siç shkrajnë sot mediat greke.
flood_web--2-thumb-large

flood1--2-thumb-large

C_2_fotogallery_3084018_10_image

C_2_fotogallery_3084018_9_image
Një shofer u gjet në orët e para të mëngjesit disa metra larg kamionit që po drejtonte dhe biseda e tij e fundit telefonike ka qenë me nënën, së cilës i ka thënë “Nënë po mbytem”.

Dy vëllezër që kishin shkuar për gjueti janë marrë nga rrjedha e rrëmbyeshme e një përroi dhe njëri ka humbur jetën, ndërsa tjetri konsiderohet i zhdukur.

Kërkimet vazhdojnë për njerëzit e zhdukur, por është tepër e vështirë për shkak të pellgjeve të mëdha me baltë.
C_2_fotogallery_3084018_8_image

C_2_fotogallery_3084018_5_image

C_2_fotogallery_3084018_4_image

C_2_fotogallery_3084018_3_image

C_2_fotogallery_3084018_2_image

C_2_fotogallery_3084018_1_image

C_2_fotogallery_3084018_6_image

C_2_fotogallery_3084018_7_image

C_2_fotogallery_3084018_0_image
Viktimat janë pothuajse të gjithë të moshuar, që mbetën të bllokuar brenda banesave të tyre, kur uji i lumenjve vërshoi dhunshëm në rrugë e përmbyti mijëra shtëpi. Shumë lagje kanë mbetur pa ujë të pijshëm e energji elektrike, nëpër rrugë ka mbetur balta, pemët e shkulura dhe makinat e shkatërruara, ndërsa shërbimet e shpëtimit e kanë shumë të vështirë të arrijnë në zonat më të prekura.

“Rrugët tona janë shkatërruar plotësisht, rreth një mijë shtëpi janë përmbytur, gati një e treta e qytetit”, tha nënkryetari i komunës së Nea Peramos, Stavros Fotiou.

“Kemi humbur çdo gjë, është një fatkeqësi biblike”, u shpreh kryebashkiaku i Mandrës, Ioanna Kriekouki.

“Përmbytje patëm edhe në vitin 1999, por kjo i kalon përmasat e normales”, kujton kryebashkiaku i Megara, Grigoris Stamoulis.

“Vala e baltës erdhi si një cunami”, tha Evangelos Kolovetzos, një shitës me pakicë të cilit iu shkatërrua tërësisht dyqani që kishte në periferi të Athinës.

Ndërkaq, parashikimet e meteorologëve janë frustruese, pasi sipas tyre shirat do të vazhdojnë ndërsa erërat do të vijnë duke

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: