Juventusi dje fitoi me rezultatin e thellë 4-0 derbin me Torinon duke e mabjtur “zonjën e vjetër” në krye pas 6 javësh. Gjithsesi në përfundim të takimit ajo që mori vëmendje isha humbja e jetës e një tifozi bardhezi.

I quajtur Marco, ai ishte i shoqëruar në “Allianz Stadium” së bashku me shokët e tij. Në një moment gjatë ndeshjes ai ka ndjerë shqetësime dhe ambulanca që ndodhej në stadium i ka afruar menjëherë ndihmën e parë. Por edhe pas kësaj ai nuk është përmendur, raporton “calcio neës”.
juventus tifozi
Mjekët vendosën ta transportonin në spitalin më të afërt por gjatë rrugës Marco humbi jetën. Një rast shumë i përafërt me atë që ndodhi mbrëmë në takimin Skënderbeu-Partizani. Një tifoz i korçarëve humbi jetën gjatë ndeshjes pas një ataku kardiak.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb