TIRANE – Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ditën e sotme në një konferencë për shtyp foli në lidhje me akuzat që i drejtohen ish-parardhësit të tij Saimir Tahiri për lidhjet e mundshme me trafikantët e drogës, pas përgjimeve të zbuluara nga autoritetet italiane.

Ndryshe nga Tahiri, i cili dje në një emision televiziv, tha se nuk dinte asgjë për kushërinjtë e tij trafikantë, Xhafaj u shpreh se nga ana e Policisë së Shtetit ka pasur dy referime në Prokurori për çështjen Habilaj.

Por se sipas tij, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Prokurorisë për këtë çështje.

“Për sa i përket çështjes nëse kam bërë një vlerësim, koha është e shkurtër, jemi duke e bërë një gjë të tillë. Shumë shpejt do e shihni publikisht këtë vlerësim, se ne punojmë dhe me parnterët. Do shihni prova e vullnete konkrete shumë shpejt. Ka disa vite që trajtohet kjo çështje, ka dy referime nga policia e shtetit në prokurori për këtë çështje, por ka pak reagime nga prokuroria për këtë çështje,” tha Xhafaj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: