Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në parlament ditën e sotme, ka zbuluar se cili do të jetë akti i parë që ai do të firmosë kur të marrë detyrën.

Ai tha se do të bëjë një proces Vettingu brenda radhëve të policisë për të larguar ata që kanë lidhje me krimin.

“Ndër aktet e para që do firmos sapo të marr detyrën: urdhri për procesin e një kuadri ligjor për  procesin e Vettingut, që ka të bëjë me pastërtinë e figurës së policit të shtetit.

Nuk mund të ketë sukses kur në radhët e policisë së shtetit, kur në radhët e saj ka kriminelë, që shpesh mund të jenë më të rrezikshëm se vetë kriminelët. Do i shkoj këtij procesi deri në fund, nuk ka rrugë tjetër,” tha Xhafaj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: