Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Fatos Lubonja: Çfarë gjetën hetuesit në shtëpinë tonë dhe si i kalova 7 muaj në birucë (Video)

CFARE GJETEN EN SHPI LUBONJA

TIRANE- Fatos Lubonja rrëfen në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24” momentin kur është arrestuar, një ditë pas publikimit të letrës së ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu, dërguar Hysni Kapos, krahut të djathtë të Enver Hoxhës.

Ai tregon momentet kur është shoqëruar në hetuesi, ku ka kuptuar se ata që po e merrnin në pyetje, kishin në dorë shkrimet e tij. Lubonja tregon se këto materiale, ishin gjetur në shtëpinë e tyre të vjetër, një banesë me qerpiç.

Pas kësaj, Lubonja thotë se është mbyllur në birucë, ku i është dashur të kalojë 7 muaj. Ai tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë këtyre muajve, ku ka qenë në presion të madh për shkak edhe të vetë situatës.

“Materialet ishin gjetur në shtëpinë tonë të vjetër, shtëpi me qerpiç. Ata kur më pyetën mua i dinin pikëpamjet e mia, se i kishin lexuar atje. Gjetën edhe armë, ishin të babait. Ishin pa leje. Në atë moment ata filluan të lexonit shkrimet e mia, dhe po më pyesnin pse i ke shkuar, kur i ke shkruar, dhe pastaj më çuan direkt në birucë. Pas arrestimit, filloi hetuesia që zgjati 7 muaj. Kam qëndruar në birucë, tregon ai.

A jeni torturuar?
“Çështja e torturës është shumë komplekse. Tortura e parë është izolimi total. Presioni psikologjik i një shteti që tani është mbi ty, dhe kërkon të të lëshojë gjithë peshën e vet. Kjo është një torturë që vjen e bashkëngjitet me atë që ti di, atë që ti kë dëgjuar më shumë. Ti di që po u fute në këtë terr nuk dihet a del gjallë apo jo. Je në duar të këtyre njerëzve. Qëndrova 7 muaj në birucë në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ishte arrestuar edhe xhaxhai”, rrëfen Lubonja.

(el.sp/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.