TIRANE– Ish- kryeministri Fatos Nano ka folur në një intervistë për Blendi Fevziun me rastin e 20 vjetorit të emisionit ‘Opinion’, ku ka treguar për jetën e tij.

Pas fjalëve të Fevziut për ‘herët e para’ të karrierës së tij politike, Fatos Nano rrëfeu se si është të ndihesh vetëm, ndërsa tregoi edhe një histori të kohës së partizanëve.

“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob”, tregoi duke qeshur Fatos Nano.

Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qenit i harruar nga njerëzit.
“I pari ngelet vetëm”, u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se, “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: