Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano nuk mund të rrinin pa u kthyer në vendlindje për pushime.

Ndonëse prej vitesh ata jetojnë jashtë shtetit, Shqipëria mbetet destinacioni i tyre kryesor, sidomos për të kaluar pushimet. Madje ish-kryeministri ka preferuar të kthehet në origjinën e tij, në jug.

Fatos-Xhoana

Maserati i tij është parë sot në fshatin Iliras, ndërsa gruaja e tij, Xhoana Nano, dukej shumë e preokupuar për të kontrolluar bagazhet. Me një veshje të përditshme, praktike, larg asaj që jemi mësuar ta shohim, zonja Nano është fotografuar ndërsa merrte sende personale nga bagazhi.

Në timon ishte ish-kryeministri Nano, ndërsa prania e tyre ka ngjallur kureshtje tek banorët dhe udhëtarët e tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: