TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano njëherësh lideri historik i së majtës do të rikthehet sërish në një studio televizive. Do jetë gazetari i njohur Blendi Fevziu ai që do sjellë një rrëfim të Fatos Nanos pas një mungese të gjatë në një studio televizive.

Ndërsa kulmon me 20 vjetorin e emisionit të tij “Opinion”, Fevziu siguron ndjekësit e tij në rrjetet sociale se më 7 shtator do të sjellë një rrëfim të shkurtër të Fatos Nanos.

“Fatos Nano rikthehet me nje rrefim te shkurter ne 20 vjet Opinion. Pushteti, mirenjohja dhe mosmirenjohja. #20vjetopinion Takimi me 7 Shtator”,- thotë gazetari në një postim në Instagram.
Blendi Fevziuu
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb