Eksodit të vrullshëm të lojtarëve të mirë që luajnë në Europë drejt Kinës mund t’i vijë fundi. Kjo pasi Federata Kineze e Futbollit (CFA) ka njoftuar se do të reduktohet nga katër në tre numri i lojtarëve të huaj në një ekip në ndeshjet e divizionit të parë. Ky vendim është marrë  për t’i lënë rrugën e hapur futbollistëve kinezë.

Sipas vendimit të ri çdo ekip duhet të aktivizoje dy futbollistë kinezë U-23 në cdo ndeshje të Superligës (D1 kinez) dhe në divizionin e dytë, një prej të cileve mund të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Vendimet do të hyjnë në fuqi në sezonin 2017 që nis në fillim të muajit mars. Vendimet janë marrë pas polemikave në Kinë lidhur me shpenzimet e mëdha që bëjnë klubet për të transferuar futbollistë të huaj.

Braziliani Oscar  është blerë kohët e fundit për 60 milionë euro nga Shanghai SIPG. Argjentinasi Carlos Tevez (ish-Boca Juniors e Manchester City) është bërë lojtari më i paguar në botë te Shanghai Shenhua, me një pagesë vjetore prej 38 milionë euro.

Masat e publikuara të hënën “janë në kuader të zhvillimit të futbollit kinez dhe të cilësisë së ekipeve, për të fuqizuar ekipin kombëtar”, tha Federata Kineze.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: