Nga: Jeton SELIMI

Nëse konfirmohet, turpi është i madh.

Madje më keq se kaq! Është skandali më i rëndë në sportin shqiptar që i vë vulën një serie skandaloze turpërimesh në botën e peshëngritjes, ku thuajse të gjithë sportistët tanë elitarë janë njollosur nga dopingu!

Dhe kur ka skandale, ka shkaktarë dhe ku ka shkaktarë ka edhe pasoja dhe patjetër duhet të ketë ndëshkime! Të rënda, të skajshme!

Romela, e kam të vështirë ta besoj që ti re edhe njëherë në batakun e dopingut. Nuk mund t’ja lejoje vetes këtë. Është shumë e rëndë pë ty, për ne! Do largohesh kokulur nga pedana për të mos u rikthyer më kurrë!

Por turpin më të madh e skandalin më të rëndë nuk e ke bërë ti Romela dhe për këtë jam i bindur!

Federata e Peshëngritjes prej vitesh është shndërruar në një vendstrehim shtatanikësh dhe zvarranikësh. Uzurpatorë të përbindshëm që mbajnë rreth vetes oborrin e tyre të puthadorëve për të vijuar me prepotencë dhe pa turp të dalin para mediave ballëlartë!

Nëse ka një federatë ku shteti duhet të çrrënjosë të keqen, ajo është vetëm Federata Shqiptare e Peshëngritjes, që ka në dorë të jetë modeli i suksesit të sportit shqiptar, por është mbuluar nga jashtëqitja e atyre që pretendojnë se janë zotër saj!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb