SUEDI-Federata suedeze ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2017 i njohur si “Diamantbollen”.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova që luan te PSG, Kosovare Asllani është zgjedhur si futbollistja më e mirë e vitit 2017.

Ajo këtë çmimi ia ka dedikuar familjes, por edhe atyre që e kanë ndihmuar.

“Jam shumë krenare për këtë çmim. Ky nuk është vetëm çmimi im, dhe do të doja ta bëjë një falënderim të madh për familjen time që më kanë qëndruar afër, klubin dhe ekipin kombëtar. Ky çmim shkon për fëmijët dhe të rinjtë që kanë ëndrra të mëdha dhe tentojnë t’i arrijnë”, ka thënë Kosovare Asllani pasi e pranoi çmimi.

Si futbollisti më i mirë është zgjedhur Andreas Granqvist.
kossegran-780x439
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: