Në emisionin “1 Kafe me Labin Summer” të KTV-së, mysafire ishte këngëtarja dhe moderatorja e njohur nga Shkupi, Besiana Kasami, ose siç është njohur për publikun me emrin artistik – Big Mama.

Përveç të tjerash, ajo ka zbuluar se është shumë e dashuruar me Arsimin, për të cilin ende nuk dihet saktësisht se kush është.

Po ashtu, gjatë bisedës është zbuluar se ajo me Arsimin ka bërë një fejesë të fshehtë, ndërsa sipas bisedës, u kuptua se edhe martesa do të ndodhë së shpejti.

“Jam shumë e dashuruar, jam bërë si një tinejxhere në moshën 31 vjeçare. Arsimi më ka dashur edhe në kohën kur kam qenë e shëndoshë edhe tani. Ai nuk ka parë pamjen time të jashtme, por ka parë te unë brendësinë time, shpirtin tim”, tregoi Big Mama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: