Një fëmijë ka gjetur një fosil 65 milionë vjeç në afërsi të fushës së futbollit në Oregon dhe ekspertët nuk kanë idenë se si ka arritur ai deri aty.

Fëmija 7-vjeçar ka gjetur atë që ajo e quan ‘Moana rock’ në afërsi të fushës së futbollit në Bend.

Duket se fosili është një amonit, një invertebror i zhdukur detar.

Paleontologët thonë se fosilet e amonit nuk gjenden në formë natyrale në Bend, shkruan Daily Mail.

Por, ato janë të zakonshme në afërsi të Mitchell, mbi 80 mile më larg.
180319133920-02-oregon-child-find-ancient-fossil-trnd-exlarge-169
Tash për tash se si ka arritur ky amonit në Bend mbetet një mister.

Fosilet e amonit janë të njohura për njerëzit me shekuj, që datojnë nga grekët dhe romakët. Emri vjen nga një zot i vjetër egjiptian, Amoni, ose nga brirët e perëndisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb