Ka mbërritur një dekadë kur duhet të pranojmë se mediat sociale janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës sonë duke ndikuar kështu dhe në anën tonë psikologjike dhe në rastin konkret edhe në vetëvlerësim.

Për shkak të ndikimit që ka bota sociale në jetën tonë atëherë nuk kemi pse habitemi me rezultatet e një studimi, i cili zbulon se femrat nga mosha 16 deri në 25 vjeçe shpenzojnë një mesatare prej 5 orësh në javë duke shkrepur selfie. Madje këtë kohë ja vjedhin gjumit të natës.

Gjatë këtij studimi me mbështetjen e ueb-faqes FeelUnique.com u intervistuan 2000 femra të moshës së re. Mesatarisht vajzat e kësaj moshe shkrepin 3 selfie çdo ditë dhe kjo gjë ju merr 16 minuta nga koha e tyre. Ju mund të pyesni veten se përse duhen 16 minuta për të shkrepur 3 foto? Në këto 16 minuta vajzat mendojnë për makeup-in, këndin e shkrepjes së fotos, dritën dhe elemente të tjera që ndikojnë në perfeksionimin e fotos.

30% e vajzave të pyetura pranuan se qëllimi i tyre është të shkrepin një foto të bukur për ta shpërndarë në rrjetet sociale e për tu dukur e bukur në sytë e të tjerëve. Dhe kur vjen puna tek numri i selfie-ve që ka çdo vajzë në telefon, shifrat janë të mëdha.

Femrat nga mosha 16 deri në 25 vjeçe kanë mesatarisht 150 selfie në smartfonin e tyre. Ndërkohë që 28% e femrave të pyetura të çfarëdolloj moshe pranuan se shkrepin të paktën një selfie në javë. Këtu me siguri bën pjesë dhe Kim Kardashian e cila së fundmi ka realizuar një libër plot 448 faqe më fotot e saj të quajtur ‘Selfish’.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: