TURQI –  Në qytetin antik Blandus në Ushak të Turqisë ka ndodhur një fenomen i pazakontë. Një shi meteorik është parë dhe ka mahnitur qytetin sipas Anadolu Agency.

Shiu spektakolar i meteorëve Perseida, i cili mbrëmë ndriçoi qiellin, ishte i dukshëm mbi qytetin Ushak të Turqisë.

Perseidat që paraqesin tufë meteorësh ku burimi ndriçues i dukshëm gjendet në konstelacionin Persej, paraqet një nga shirat më të bukur dhe më aktiv të meteorëve gjatë vitit, të cilat janë të dukshme në truallin e Tokës.

Tufa meteore zgjat dy dekadat e fundit, por intensitetin e vet më të madh e arrin më 12 gusht, kur Toka në orbitën e vet kalon përmes resë së grimcave si rezultat i shpërbërjes së kometave.

Të pasionuarit e universit dhe yjeve pikërisht këtë natë, duke vëzhguar qiellin nga lartësitë malore, ishin dëshmitarë të pamjeve të pazakonta qiellore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb