Elseid Hysaj është kthyer në futbollistin e momentit tek Empoli, një “xhevahir” të cilin presidenti Fabrizio Corsi nuk dëshiron ta lëshoj lehtë, të paktën jo pa çmimin e duhur. Hysaj kërkohet me insistim nga Napoli, kjo ka qenë dhe tema e diskutimit ndërmjet presidentit të Napolit dhe atij të Empolit. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka folur rreth të ardhmes së mbrojtësit të përfaqësues shqiptare.

“Hysaj është një djal i ri që po shpërthen, ka dëshirë të largohet nga Empoli për në një klub më të rëndësishëm. Napoli? Merkato sapo ka nisur, djaloshi ka bërë mirë si në kampionat ashtu edhe me përfaqësuesen. Është rritur shumë si futbollist, kemi oferta për të edhe nga jashtë Italisë. E sigurt është përfundon presidenti Corsi, jemi shumë të lidhur pas djaloshit”.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb