Ronaldo, ish fenomeni, ka ëndrra të mëdha. Do paguaja nga paratë e mija për të pasur në skuadër Messi-n dhe Ronaldo-n, ka thënë braziliani i cili është pronar i skuadrës Fort Lauderdale Strikers, që militon në ligën veriore të futbollit amerikan. “Ky klub po bëhet i madh. Pse jo Messi? Pse jo Ronaldo? Në pak vite do jemi në gjendje të realizojmë këtë objektiv, asgjë nuk është e pamundur. Në fund të fundit kush nuk dëshiron të jetojë në Florida?”. Vetëm qielli është limiti për Strikers, vijon më tej Ronaldo. SHBA janë shteti i dytë në botë për nga zhvillimi që ka futbolli. Shumë lojtarë të famshëm vijnë të luajnë në Florida për mënyrën e cilësisë së jetës këtu”, theksoi Ronaldo. Përtej fjalëve të ish fenomenit, skuadra e tij u mposht në takimin e parë që zhvillojë në kampionat.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb