Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, thotë se është shumë i lumtur për triumfin në Euro 2016.

Kombëtarja e tij mposhti Francën në finale me rezultatin 1- 0 duke fituar për herë të parë Kampionatin Evropian.

Ai ka falënderuar familjen e tij për përkrahjen dhe ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, që u lëndua në pjesën e parë dhe u largua nga fusha.

‘Cristiano është shembull i jashtëzakonshëm. Sot ai u përpoq të qëndronte në fushë. Ishte i fortë në dhomat e zhveshjes, ndihmoi të gjithë, kjo është punë në grup. Kemi të ardhme të ndritshme, por tani duhet të festojmë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb