Festa e Kinemasë në Romë ka marrë edhe “bekimin” e Papa Françeskut. Ati i Shenjtë i ka dërguar një e-mail Graciela Rodriguez, regjisores së “Beyond the Sun”, që u lexua gjatë konferencës për shtyp të filmit.

Filmi ka lindur nga ideja e Bergoglio, që shfaqet për disa minuta në film. “Shumë faleminderit. Uroj që filmi të ketë sukses në prezantim”, thuhet në mesazhin dërguar Rodriguez.

“Lutem që filmi të shkoj mirë. Ju lutem mos harroni të luteni për mua, që Jezusi dhe Virgjëresha e shenjtë ta bekojnë”, thekson Bergoglio.

I prezantuar në seksionin “Alice në qytet”, “Beyond the Sun” tregon hstorinë e udhëtimit të besimit, përmes një aventure të kaluar në mal nga pesë fëmijë, që pyesin si dhe ku ta gjejnë Zotin. Filmi do të dalë në kinematë italiane në dhjetor dhe producenti Andrea Iervolino ka deklaruar: “Pas shfaqjes private për Papa Françeskun dhe disa miqve, në Vatikan , kanë mbërritur kërkesa për filmin në të gjithë botën”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: