TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i ka uruar sot ditëlindjen kryeopozitarit, Lulzim basha, e cila përkon në të njëjtën datën me ditën e themelimit të Partisë Socialiste, përkatësisht 12 qershor.

Nga ambientet e Teatrit Kombëtar, ku u mbajt dhe festa me rastin e fitores së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, dhe ditëlindjes së PS-së, Rama deklaroi se do kishte dashur që Basha të ishte pjesë e kësaj feste, pasi kishte marrë ftesë.

“Gëzuar ditëlindjen dhe kryetarit të opozitës, e ka të një njëjtën ditë me PS. As këtë herë nuk ja urova dot në kohë reale, pasi ne ishim në fushat për bashkitë, ai ishte në fushatë për referendumin, E ftuam të ishte pjesë në këtë fest, të kishte ardhur për kontributin e tij. E përshëndes mikun e tij Tritan Shehu i cili do t’ja përcjell takimin. Për të qenë i ndershëm deri në fund, shqiptarët jo se janë të lumtur me këtë qeverisje, por e refuzojmë opozitarizimin që nuk ka lidership. Mbi të gjitha shqiptarët do ta refuzojmë PD derisa ajo t’ju thotë që kam një ofertë të re, për ato 1 milion shuplaka që mori në 21 qershor. Kjo nuk është numri i duartrokitjeve për sukseset tona.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: