Ylli brazilian, Neymar, disa ditë më parë ka qenë në Londër për të festuar me miqtë dhe sipas një lajmi që ka qarkulluar sot ai ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit. Nën shoqërinë e këngëtares Demi Lovato dhe një grupi miqsh, futbollisti i Paris SG e ka humbur sensin e kohës duke thyer disa kode etike që ekzistojnë në klub, pasi dihet se lojtarët nuk duhet të flenë vonë.
Unai-Emery
Pavarësisht kësaj trajneri spanjoll i parisienëve, Unay Emery, i ka dalë në mbrojtje duke vlerësuar përkushtimin e Neymar-it në stërvitje dhe performancën në fushë, ndërsa shtoi se për moshën e re që ka, i lejohet edhe të dalë me miqtë.

“Nuk e kritikoj Neymarin për faktin se ka ndenjur deri në orët e vona. Ai është një djalosh që përkushtohet shumë në stërvitje, ndërsa në fushë të gjithë e keni parë vetë se jep maksimumin. Është i ri dhe është normale që të ketë nevojë dhe dëshirë të dalë me miqtë. Për sa kohë që kjo nuk ndikon në rendimentin e tij, nuk kemi pse të shqetësohemi”, tha Emery.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb