Gjithçka është gati. Nga data 17 e deri 28 maj, Festivali i Kanës feston një ditëlindje të rëndësishme, 70-vjetorin. Me një program të pasur, arsyet e interesit mes filmave, yjeve dhe ngjarjeve janë të shumta.

Mes filmave më të pritur është “Wonderstruck” i Todd Haynes. Regjisori i “Carol” e ka përshtatur nga një novelë e Brian Selznick (autor i Hugo Cabret). Është historia e një djali dhe vajze 10-vjeçarë, Ben dhe Rose, të ndarë nga koha (ai jeton në ’77 ajo në ’27) por të lidhur së bashku në mënyrë misterioze.

Michel Hazanavicius, regjisori fitues i Oscar për “The Artist”, riprezantohet në Kanë pas 6 vitesh, por edhe pas “The Search”. Do të propozojë “Le Redoutable”, duke treguar mitin e Jean Luc Godard interpretuar nga Louis Garrel. Fishkëllima ose duartrokitje?

Sofia Coppola kthehet në Croisette duke sjellë filmin “The Beguiled” të Thomas Cullinan, tashmë i përshtatur nga Don Siegel në “La notte brava del soldato Jonathan”. Regjisori tregon vetminë e tre grave (Nicole Kidman, Kirsten Dunst dhe Elle Fanning) e rizgjuar nga ushtari Colin Farrell.

Yjet e vërteta nuk ekzistojnë më? Gabohen. Nicole Kidman do të jetë e pranishme në shumë tituj, dy në konkures (përveç “L’Inganno” dhe “The Killing of a Sacred Deer” di Yorgos Lanthimos), njëri jashtë konkursit, “How to talk to girls at parties” i John Cameron Mitchell, edhe në ngjarjet me serinë tv “Top of the lake: China Girl” të Jane Campion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb