TIRANE– Ka udhëtuar drejt Gjeorgjisë trofeu i çmimit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Maria Kraja”. Soprano Ilona Mataraze është fituesja e këtij edicionit të 16-të, që solli në skenën e TKOB zëra virtuoz dhe vokale brilante. Mbrëmjen e të shtunës, juria ndërkombëtare e kryesuar Eva Kleinitz nga drejtore e një prej teatrove më të rëndësishëm në Europë “Opera Stuttgart” dhe Presidente e institucionin të “Opera Europa” për Gjermaninë, ka përzgjedhur mes 8 finalistëve soprano gjeorgjiane, e cila ka shkëlqyer me arien e Ana Bolenes.

Ne vendin e dyte u rendit Andrew Kymach, bariton nga Ukraina, ndersa çmimi i trete shkoi për Klodian Kaçani, tenor nga Shqipëria. Çmimeve traditë të këtij festivali, këtë vit iu shtua dhe çmimi “Singer of the Future, Nina Mula”, i akorduar nga familja Mula, që i shkoi Maria Eleni Stiftompola. Këtë vit drejtimi artistik dhe produksioni i festivalit “Maria Kraja” ka qenë nën drejtimin e sopranos së famshme Inva Mula. Ndërkohë per Garen e Kenges, çmimin e te çiles e zgjedh orkestra e TKOB, fitues doli Renisa Lacka, soprano nga Shqipëria. Nen shoqerimin e instrumentisteve virtuoze te Orkestrës se Tetarit te Operas dhe Baletit dhe dirigjentit Leonadro Quatrini, naten finale ngiiten ne skene 8 finaliste për në garën e Arieve dhe për garën e Këngëve.

Me interpretime virtuoze, nga zera brilante gara e arieve me te bukura ofroi një rrugëtim rrugëtim unik në operat më të famshme të 3 shekujve. Aria Xhildes nga opera Rigoleto, Aria e Ana Bolenes, Aria e Mimi nga opera Boheme, e shumë margaritarë të vepra më të bukura vibruan në salle duke emocionuar spektatoret.

E pas emocioneve intense dhe gjendjes sublime qe vetëm opera mund te te krijojë, të tjera emocione falen dhe këngë legjendë. Atmosferë nga e gjithë bota, duke udhëtuar në vende të bdryshme në sallën TOKB, erdhën perjetimet nostaligjke e “Mbreëmjet e Moskes”, apo “Ochi chernye”, magjia e zarzuelave spanjolle, armosfera dhe alegria e kengeve napoletane me “Torna Suriento “, por edhe bukuria e këngëve shqiptare si “Margjelo” dhe “Rrjedh në këngë dhe ligjerime”

Por gjatë natës finale nuk munguar edhe të ftuarit festivali. Sopranoja e njohur Eva Golemi ka sjellë emocione të papërsërishme me pjesë, Ave Maria ndërsa shoqërohej nga kori i TKOB. Ndërsa çifti i balerinëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha, ka sjëllë një duet që është mirëpritur me duatrokitje nga publiku.

Ne dy nete Festivali “Maria Kraja” solli ne Tirane jo vetëm ariet margaritare dhe këngët me famshme te repertorit boteror, por dhe yjet e rinj te skenës operistike. Per dy nete, edicioni i 16 i ketij festivali solli publiku shqiptar, shijoi magjinë e muzikës me te mire botërore duke mbushur plot, sallën e Teatrit Kombëtar te Operës dhe Baletit.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: