“El Clasico” vijon të dhurojë emocione të jashtëzakonshme për sportdashësit në të gjithë botën dhe ajo e luajtura mbrëmë për “Superkupën e Spanjës” nuk bëri përjashtim.

Ronaldo i cili u fut në fushë në minutën e 58-të, shënoi golin e 2 të Realit menjëherë pasi Messi riktheu barazimin përkohësisht , por portugezi vendosi ta shijonte në maksimum këtë moment duke u “hakmarrë” për gjestin e Messi-t në “Santiago Bernabeu”.

CR7 fillimisht hoqi bluzën pas golit dhe disa momente më pas e mori atë duke ia treguar të pranishmëve në “Camp Nou”, njëtë siç bëri Lionel Messi sezonin e kaluar në ndeshjen e dytë kundër galatikëve.


Të gjithë mediat botërore e cilësuan si hakmarrje të portugezit, por disa media në Spanjë pretendojnë se kjo nuk ishte një ide e Ronaldos, por e shokut të tij të skuadrës, Marcelo.
auto_ronaldo-marcelo1502702909
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: