FIER-Një familje me katër anëtarë janë aksidentuar ditën e sotme në aksin Fier-Patos. Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e njohur si “Kështjella”.

Policia sqaron se dy vajzat e familjes B.V 17-vjeçe dhe I.V 15-vjeçe janë në gjendje të rëndë. E plagosur ka mbetur edhe nëna e vajzave Valentina Velmishi.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë automjetet “BMW” me targë AA459FH dhe “Citroen” me targë AA125KC. Familja me katër anëtarë ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Citroen”.Drejtuesi i ‘BMW ndodhet jashte rrezikut per jeten.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: