Fier- Tre automjete të parkuara janë djegur në mënyrë misterioze në qytetin e Fierit. Fatmirësisht nga djegia e automjeteve në orët e para të së shtunës nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’29 Nëntori’ ku dy prej automjeteve janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një mjet është dëmtuar pjesërisht. Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët të cilat po rrezikonin dhe djegien e mjeteve të tjera të parkuara aty pranë. Një prej automjeteve të përfshira nga flakët është me targa AA 904 FU. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të djegies së automjeteve.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: