FIFA ka bere te ditur se ka gjobitur me 7 mijë franga zvicerane (6.350 euro) legjendën gjermane te futbollit, Franz Beckenbauer, i cili nuk ka bashkëpunuar me Komitetin e Etikës te FIFA-s.

Beckenbauer nuk ka dashur të bashkëpunoje në hetimin që është bërë rreth dhënies së te drejtës për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2018 dhe 2022.

“Beckenbauer ka refuzuar të bashkëpunojë me Komitetin e Etikës gjatë hetimeve për dhënien e së drejtës për organizimin e Kupës së Botës së vitit 2018 dhe 2022. Për shkak të kësaj ai ka merre vërejtje dhe është gjobitur me 7 mijë franga zvicerane”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

Për kete arsye Beckenbauer ishte dënuar edhe në vitin 2014 me 90 pezullim nga çdo aktivitet të FIFA-s.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: